Kidz

Ballina / Kidz / Kidz
Qeni dhe eskimezi
Publikuar: 26.09.2014 - 09:00

Një eskimez ishte ulur rehat-rehat mbi një sajë që po e tërhiqte një qen i shkretë. “Jepi shpejt!”, i bërtiste, duke e goditur me kamxhik. “Në fakt do ndaloj”, i tha papritur qeni dhe ndaloi. Eskimezi zbriti, i doli para dhe ulëriti:

“Përveç faktit që këtu komandoj unë, e di që këtu ka arinj dhe mund të vijnë?”. “Do të ishim me fat!”, qeshi qeni. “Nuk e di që arinjtë janë më të shpejtë se qentë në dëborë? I pari ari që di të vijë lidhe te slita në vendin tim, unë do hipi bashkë me ty dhe kështu arrijmë shpejt në shtëpi”. Eskimezi u mendua pak, pastaj tha:

“ E kush më garanton se vjen një ari që është i gatshëm për të tërhequr slitën në vend që të na hajë të dyve?”. “ E thjeshtë. Unë njoh njërin që do e bënte. Mund të shkoj ta thërras!”, i tha qeni. “Përse nuk ma the më parë, mor budalla?”, - qeshi kësaj radhe eskimezi. Duke e zgjidhur qenin, nga slita, bërtiti: “Mbathja! Shko thirre shpejt!”. Qeni ia mbathi…dhe eskimezi nuk e pa më kurrë.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Kidz