Kidz

Ballina / Kidz / Kidz
Pse është i rëndësishëm arsimi para-shkollor
Publikuar: 26.09.2014 - 09:01

Deri në moshën gjashtë vjeçare vendosen bazat e të mësuarit, gjatë asaj periudhe, fëmijët zhvillojnë prirje më të mirë për arsimimin e mëtejshëm. Fëmijët janë aktive dhe të etur për njohuri. Ata kanë nevojë për të kuptuar veten dhe botën rreth tyre. Ata janë natyrisht kurioz dhe duan të eksplorojnë, të zbulojnë dhe të jenë kreativ.

Fëmijët ndjejnë çudi, admirim dhe ngazëllehen nga tregimet, vjershat dhe muzika, si dhe në aspektin fizik të lojës dhe pavarësisë fizike. Fëmijët pastaj zhvillojnë vetë-besimin, vetë-respektin dhe vetë-kontrollin, si dhe argëtohen gjatë lojës që kërkon bashkëpunim me të tjerët në grup (me fëmijët e tjerë dhe të rriturit), si dhe në lojën e pavarur. Edukimi i mirë parashkollor i fëmijëve të vegjël mund dhe duhet të nxis këtë zhvillim.

Fëmijët pastaj zhvillojnë aftësitë të tilla si; vëzhgimi, marrja e vendimeve, zgjidhja e problemeve dhe natyrisht komunikimin. Vendi i arsimit parashkollor duhet të jetë i rehatshëm, ku fëmijët të gëzojnë mundësi për të mësuar dhe të ndjehen të sigurt për të hulumtuar dhe të bëjnë gjëra të reja me mbështetjen e të rriturve që ata i njohin dhe me të cilët ndjehen të sigurt.

Një numër i madh i dëshmive nga kërkime të ndryshme mbështesin argumentin se arsimi i mirë në fillim është i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijëve. Hulumtimet e fundit në një projekt të gjatë, të kryera në Britani të Madhe nën titullin, “Ofrimi efektiv i arsimimit parashkollor”, arriti në përfundimin se përvoja para-shkollore, si asgjë tjetër, përmirëson zhvillimin e fëmijës. Për më tepër, cilësia në përgjithësi ishte më e lartë në institucionet që kanë të integruar kujdesin me procesin e edukimit dhe arsimimit, kurse fëmijët nga grupet në nevojë mund të përfitojnë shumë nga arsimi cilësor parashkollor, sidomos kur janë në një grup të fëmijëve të trashëgimisë së ndryshme kulturore dhe sociale.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Kidz