Zip

Ballina / Zip / Yjet
Varësitë e pazakonta të yjeve
Publikuar: 27.09.2014 - 09:03

Të gjithë kemi ndonjë shprehi apo varësi. Për disa kjo është pirja e duhanit, për disa përtypja e pakontrolluar e çamçakëzit.
Mirëpo, nuk jemi vetëm ne njerëzit e thjeshtë që kemi probleme me shprehi të çuditshme, pasi të tilla kanë edhe të famshmit. Varësia e aktores Anna Kendrick mund të jetë edhe e shumë të tjerëve, kjo pasi ajo është e varur ndaj videolojës "Angry Birds".

Ajo është dashur të kërkojë ndihmën e ekspertëve për ta hequr qafe varësinë. Robert Pattinson nuk mundet assesi pa “Coca-Cola”-n dietale dhe pi disa sosh në ditë. Gjithashtu, ai është shumë i varur edhe ndaj dokumentarëve për artefakte. Disa njerëz mund edhe ta teprojnë kur bëhet fjalë për higjienën dhe shembull për këtë është Katy Perry. Ajo dëshiron që dhëmbët e saj të jenë shumë të pastër, prandaj i pastron 6 herë në ditë. Jennifer Aniston ka frikë të madhe nga fluturimi me avion, prandaj gjithmonë hynë në të me këmbën e djathtë dhe tre herë e godet me këmbë derën e avionit.

Ben Affleck është i çmendur pas bixhozit, sidomos pokerit, por shpesh ka fat dhe fiton shuma të mëdha parash. Mirëpo, ai edhe disa herë është dëbuar nga kazinotë, pasi është kapur duke bërë me hile. Komiku i famshëm jak Black ka rrëfyer se i është bërë mani që të pi çaj të gjelbër të ftohtë dhe kjo shprehi i ka mbetur pas lënies së duhanit. Kanye West e ka pranuar se është i varur ndaj pornografisë. Ai thotë se ka nevojë për seks deri në katër herë në ditë, ndërsa kur bëhet fjalë për filmat porno, ai i merr me vete kudo që shkon. Duket se në këtë mënyrë është dashuruar në gruan e tij të tanishme, Kim Kardashian.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Zip
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51