Kidz

Ballina / Kidz / Kidz
Bëni një orar për detyrat e shtëpisë
Publikuar: 27.09.2014 - 09:33

Bërja e detyrave të shtëpisë duhet të ketë një orar të caktuar, pra ato duhet të bëhen me të njëjtën strukturë dhe duke krijuar një traditë me to. Pasi të ktheheni nga shkolla, mund të hani pakëz ushqim, ndërsa fëmijët më pak të lëvizshëm, të cilët gjatë tërë ditës kanë qenë të qetë dhe të koncentruar, është mirë të luajnë jashtë gjysmë ose një orë.

Prindërit duhet të kujdesen që mos të vonohet, ngase me zbritjen e nivelit të glukozës në gjak, zbret edhe përqendrimi.
Perceptimi i gjërave në mbrëmje dobësohet me rastin e lodhjes. Fëmijët duhet t’i kryejnë detyrat e shtëpisë vetë.

Nëse fëmija nuk mund ta fillojë punën vetë, prindërit duhet të ulen afër tij derisa të fillojë e pastaj duhet lënë vetë të vazhdojë. Në rast të pyetjeve, ai guxon të shkojë tek prindërit. Prindërit duhet të rregullojnë situatën që fëmija të jetë në të njëjtën dhomë ku edhe ata qëndrojnë apo punojnë. Në fund i kontrolloni detyrat a janë kryer plotësisht dhe duhet lavdëruar fëmijën për punën e kryer sidomos për kohën e punës.

Mund t’i ndihmoni fëmijës suaj edhe me detyra plotësuese, nëse lexoni së bashku, shkruani ose llogaritni, por vetëm brenda kufijve të materialit të detyrave të kryera. Bisedoni me mësuesin se sa shpesh dhe çka mund të ushtrohet te shtëpia. Merruni vesh me fëmijën se sa gjatë do të ushtroni, më së shumti 15 minuta dhe qëndroni të përpiktë në të! Do të ishte e rrugës që
të vendoni një orë me zile dhe kur të mbarojë koha, ndërpritni ushtrimet, pa marrë parasysh ku keni mbetur.

Kështu, forcohet motivimi dhe rritet gatishmëria për detyra plotësuese në ditët e ardhshme, nëse i përmbaheni marrëveshjes kohore.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Kidz