Opinione

Ballina / Opinione / Komente
Mos ta lëmë të vetëm xhematin
Dardan Islami Publikuar: 27.09.2014 - 16:21

Një ligj i pashkruar i gazetarisë thotë, qëndro sa më larg debateve për religjionin, mos bëj komente negative në baza racore, sepse gjithmonë një pjesë e madhe e audiencës do të indinjohet, duke u ndier të fyer!

Por nëse ne si shoqëri, vazhdojmë dhe e injorojmë fenomenin e radikalizmit fetar, duke shpresuar se ai do të zhduket vetvetiu, gabojmë rëndë. Fatkeqësisht, ky fenomen duket se do të jetë prezent në 50 vjetet e ardhshme! Atëherë, heshtja jonë a na bën bashkëfajtore të këtij konfuzioni të organizuar?

Patjetër se heshtja jonë na bën fajtore, sikur që e bën pjesërisht edhe BIK-un, edhe institucionet tona shtetërore, disa media dhe sigurisht shumë shërbime sekrete, që kanë agjendat e tyre në këto vise.

Janë mediet ato që do të duhej t’i injoronin këta helmues, por ishin pikërisht ato që ju dhanë dhe po vazhdojnë t’ju japin hapësirë këtyre përfaqësuesve të këtij sekti fetar primitiv, të cilët po predikojnë islamin e tyre nëpër “Youtube”. Këta aktorë të dobët nuk i ngjajnë imamëve të shkolluar, që rrezatojnë paqe. Nga pamja e jashtme ju ngjajnë më shumë popëve ortodoksë, por vetëm nga pamja, se për dallim prej tyre, popët ortodoksë e kanë kombin para fesë!

Dhe derisa "aktori, biznesmeni, luftëtari i UÇK-së, kontrabandisti i armëve dhe i fondeve të zeza të Arabisë Saudite" Shefqet Krasniqi, citohet dhe transmetohet nëpër televizione, radio e portale me agjendat e tij tashmë të qarta, unë nuk gjeta asnjë shkrim të tij në revistën "Dituria islame", sepse ky imam ka zgjedhur rrugën e lehtë atë të shpëlarjes së trurit të xhematit të tij, që pafajësisht janë lidhur shpirtërisht me këtë shtetas të shtetit fqinje serb.

Përfaqësues të institucioneve tona jo vetëm që injoruan rrezikun nga ky fenomen, por shumë nga ta edhe flirtuan haptas gjatë fushatave zgjedhore, shpesh duke pritur në rend në ditën e Bajramit për të bërë ndonjë foto! Ndërkohë, që disa të tjerë morën bajrakun dhe nuk kursyen fyerjet më të ashpra kundër fesë islame, vetëm e vetëm për të përfituar ndonjë vote, duke mos qenë të vetëdijshëm për përçarjet që po i shkaktonin nga gjuha e tyre e pamatur.

Bashkësia Islame në mungese të ligjit për religjionin, e dobësuar para presionit të vehabistëve, të cilët falë fondeve të tyre të zeza u forcuan aq shumë, saqë tani po veprojnë krejtësisht të pavarur nga ky institucion.
Këtë klimë duket se e shfrytëzuan mirë edhe disa shërbime sekrete, që harmoninë fetare mes kombit tonë nuk e kanë prioritet.
Edhe BIK-u ka nevojë urgjente të hetohet për lidhjet e mundshme me organizata të dyshimta terroriste, ka nevojë edhe për reforma, por edhe për ndihmën e të gjithë neve, se ky institucion me traditë qindravjeçare, na ka dhënë imamë, Ulema e Muderis si Mulla Idris Gjilani ,Vehbi Dibra etj, ndërsa botës i dha tre Shejh el Islam gjegjësisht Perandorisë Osmane, Mulla Abdul Kerimin gjatë viteve 1488-1495, Mulla Ali Zembilin - Shporta 1503-1525 dhe Mulla Ibrahim beun, të birin e Ajvaz Pashës gjatë 1774-1775, si autoritetet më të larta fetare islame, në Perandorinë Osmane.

Perse të mos jemi ne shqiptarët ata që do ta mbrojmë islamin e vërtetë ashtu siç bënin të parët tanë dikur, duke qenë shembull i mirë para zotit dhe botës, tash kur ky religjion po rrezikohet seriozisht, duke na rrezikuar edhe vetë ne.

 


Komento
Komente (2)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Bravo Dardan per kete shkrim shume domethens
jon
rekomanduar (2)
29 Sep 2014
10:28
 
Dijetari shqipetar me prejardhje Shkodrane i kohes sone dhe i njohur ne te gjithe boten http://sq.wikipedia.org/wiki/Muhamed_Nasirudin_Albani
rina
rekomanduar (8)
27 Sep 2014
20:58
 
Me shume nga Opinione