Ekonomia

Ballina / Ekonomia / Ekonomia
Evidentohen 50 raste të uzurpimit të pronës publike
Enver Sadiku Publikuar: 28.09.2014 - 08:28

Kanë vënë gardhin jashtë pronës së tyre, duke e bërë “të veten” pronën që i përket tjetërkujt. Por, këta keqbërës së shpejti do ta ndjejnë dorën e shtetit dhe do ta humbin “pronësinë” mbi pronat e uzurpuara. Kjo për shkak se autoritetet e Gjilanit kanë filluar t’i identifikojnë këto prona. Dhe, gjatë këtij viti në Gjilan janë evidentuar mbi 50 raste uzurpimi. Por, numri i uzurpatorëve duket të jetë dukshëm më i madh.

Udhëheqës të Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër e Pronë kanë dalë para gazetarëve, këtë të shtunë, për të folur për zhvillimet në këtë Drejtori. Duke folur për temën në fjalë, drejtori, Sadudin Berisha, ka treguar se deri më sot është evidentuar uzurpimi i një sipërfaqeje të përgjithshme prej 3875 metrash katrorë nga prona publike. Zyrtarët thonë se puna e kësaj Drejtorie është “jashtëzakonisht e ndjeshme”.

Gjatë kësaj periudhe të vitit, sipas drejtorit Berisha, në sektorin e Gjeodezisë janë kryer mbi 2900 shërbime, duke përfshirë parcelime dhe bashkimet e ngastrave kadastrale, matjen e ndërtesave dhe pjesëve të tyre, përcaktimi dhe rregullimi i kufijve të parcelave, dhënien e dëshmive nga baza e të dhënave kadastrale apo grafike si dhe punë të tjera të veçanta gjeodezike. Po ashtu, sipas tij, është kryer rilevimi i gjendjes faktike përgjatë gjithë rrugës Gjilan – Prishtinë dhe Gjilan - Bujanoc, deri ku mbulohet Zona kadastrale Gjilan.

Sadudin Berisha theksoi se ndër vështirësitë e Drejtorisë së tij është mungesa e shënimeve grafike dhe kadastrale, si në tërë Kosovën, për shkak të grabitjes së të dhënave nga Serbia. Sipas tij, në sektorin e Kadastrës janë proceduar 12.414 kërkesa të ndryshme që kanë të bëjnë me regjistrimin e të drejtave pronësore në bazë të kontratave, vendimeve të ndryshme si: trashëgimi, hipotekë, barrë tatimore, masë të përkohshme nga Gjykata, shpronësime, korrigjimin e identitetit të titullarit, azhurnimin tekstual nga matjet në terren dhe aktivitete të tjera. Ndërsa, në sektorin e Pronës për këtë periudhë kohore ka pasur 1065 kërkesa të ndryshme si: oferta për shitblerje e paluajtshmëri, kërkesa për vlerësimin e paluajtshmërive për nevoja të zhvillimit të procedurave të trashëgimisë, kërkesa për regjistrimin e pronave të paluajtshme përmes Komisionit, thirrjet nga Gjykata Themelore në Gjilan, kërkesa për shfrytëzim të pronës komunale, kërkesa për paraqitje të rasteve të uzurpimit të pronës komunale, për kompensimin e pronave të paluajtshme lidhur me shpronësimin, si dhe kërkesa të tjera të ndryshme, të cilat kanë të bëjnë më çështje pronësore-juridike. 


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ekonomia
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51