Kidz

Ballina / Kidz / Kidz
Lojërat digjitale dhe kreativiteti
Publikuar: 28.09.2014 - 08:34

Loja është forma më ekspresive e aktiviteteve të fëmijëve. Fëmijët, por edhe të rriturit, përmes lojës mund të eksplorojnë dhe zhvillojnë krijimtarinë e tyre dhe të njohin shkathtësitë e veta që zakonisht nuk mbizotërojnë në jetën e përditshme.

Edhe pse zhvillimit të imagjinatës dhe krijimtarisë përmes lojës deri në kohët e fundit i është atribuuar në masë të madhe aktiviteteve të vizatimit dhe pikturimit, por me rritjen e zhvillimit digjital dhe të leximit digjital, domosdoshmërisht është vënë në diskutim kontributi i lojërave digjitale.

Besohet se kreativiteti, gjegjësisht të menduarit krijues në përdorimin e teknologjive për krijimin e përmbajtjes është një nga parakushtet e leximit digjital.

Por është interesante një studim i profesoreshës së psikologjisë në universitetin shtetëror të shtetit të Miçiganit, Linda Jackson, i cili ka dëshmuar se fëmijët të cilët luajnë lojëra digjitale janë vërtetë më kreativ.

Studimi që përfshiu afro 512 persona të moshës dymbëdhjetëvjeçare erdhi në përfundimin se duke luajtur shpesh lojëra digjitale, kjo rezulton në rritjen e krijimtarisë në veprimtari të tilla si vizatim apo shkrimin e tregimeve.

Duke u bazuar në projektin kërkimor afatgjatë në fushën e të mësuarit të stimuluar nga luajtja e lojëra digjitale, studimi përshkruan metodologjitë e miratuara gjatë eksperimenteve në terren, të kryera me qëllim të zhvillimit të krijimtarisë tek fëmijët e vegjël.

Rezultatet e studimit mbështesin hipotezën se mjetet digjitale mund të kontribuojë në nxitjen e krijimtarisë. Në fakt, analiza e të dhënave të disponueshme tregoi se gjatë studimit trevjeçar, aftësitë krijuese dhe qëndrimet e nxënësve ishin rritur ndjeshëm, veçanërisht ato që lidhen me miratimin e vendimeve origjinale strategjike që lidhen me lojërat ekzistuese digjitale.

Edhe pse është e qartë se lojërat digjitale nuk mund të zëvendësojnë mësimdhënien tradicionale, megjithatë, ato munden të kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në përfshirjen dhe motivimin e fëmijëve./Zëri/


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Kidz