Ditari

Ballina / Ditari / Kryeqyteti
Përfundoi edicioni i pesëmbëdhjetë i Streetball Kosova (Foto)
Publikuar: 28.09.2014 - 16:29

Dita e dytë dhe e fundit e garës së basketbollit të rrugës (street ball) u mbajt gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Amfiteatri në afërsi të hotelit “Grand” te sheshi “Zahir Pajaziti”, ishte shtëpi e garës këtë vit. Për dallim nga kjo, plot katërmbëdhjetë edicionet e mëparshme, çdo vit ishin realizuar në amfiteatrin e vogël të pishinës së Gërmisë.

“Pasi atje për momentin janë duke u bërë disa renovime kemi vendosë që të zhvendosemi në sheshin ‘Zahir Pajaziti’. Në fakt po na pëlqen bajagi më shumë këtu, madje ndoshta prej tash e mbas do të vazhdojmë ta shfrytëzojmë këtë hapësirë për realizimin e edicioneve të ardhme”, ka thënë Fatos Bajçinovci i cili e ka themeluar organizatën jo qeveritare ”Sport 4 All” nëpërmjet të cilës u organizua ky eveniment sportiv nën titullin “BEKO Streetball Cup 2014”.

Edhe pse elementi kryesor i kësaj ngjarjeje ishte gara në mes të ekipeve basketbolliste, ndërmjet ndeshjeve kishte edhe lojëra shpërblyese, dhe gjatë ndeshjeve kishte muzikë.

“Këtë vit në garë kanë marrë pjesë tridhjetë e katër ekipe dhe ata i kemi ndarë në tre kategori. Ata janë seniorët, juniorët dhe femrat” ka thënë Bajçinovci.

Sipas tij, meshkujt e rritur (seniorët), kanë 16 ekipe, njëjtë sa kanë edhe juniorët. Ndërsa kategoria e femrave përmban vetëm dy ekipe.

Ai theksoi se sonte në mbrëmje, tek faqja e “Streeball Kosova” në Facebook do të shfaqen rezultatet e garës./Zëri/


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ditari