Ekonomia

Ballina / Ekonomia / Ekonomia
Rikthehen reduktimet e ashpra energjetike
Liridon Llapashtica Publikuar: 29.09.2014 - 08:52
Foto: Driton Bublaku

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në Termocentralin “Kosova A”, në muajin qershor të këtij viti, qytetarët e Kosovës po vuajnë pasojat, duke u përballur me mungesë të madhe të energjisë elektrike, por edhe pagesë më të shtrenjtë prej 10 për qind.

Në Prishtinë, por edhe komuna tjera të Kosovës KEDS po aplikon reduktime të mëdha të energjisë elektrike, por gjendja pritet të keqësohet edhe më shumë gjatë stinës së dimrit.

Edhe pse ende nuk ka raport zyrtarë ku tregohet shuma e dëmeve që ka shkaktuar ky shpërthim, bazë për rritje çmimi nga ZRRE-ja në gusht ishte ky shpërthim.

Madje duke u thirrur në dëmet e këtij shpërthimi gjatë muajve të dimrit, Kosova do të ballafaqohet me mungesë të furnizimit të rregullt me energji elektrike, thonë nga KEDS. Përfaqësues e Distribucionit për Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), bëjnë të ditur se problemet me furnizim të rregullt me energji elektrike janë pikërisht si pasojë e shpërthimit që ka ndodhur në Termocentralin “Kosova A”.

Zëdhënësi i KEDS-it, Guri Shkodra, thotë se pas këtij shpërthimi në Korporatën Energjetike të Kosovës janë zvogëluar kapacitetet prodhuese. Ai bën të ditur së aktualisht janë duke u prodhuar 400 megavat energji elektrike, importi është 200 deri në 300 megavat energji elektrike.

Derisa, konsumi është 700 deri në 800 megavat, por që gjatë ditëve apo muajve të ftohtë konsumi i energjisë elektrike rritet. “Kërkesat e konsumatorëve varen nga shumë faktorë sidoqoftë kërkesa gjatë këtyre ditëve është rreth 700 - 750 Mwh derisa gjatë dimrit mund të arrijë në 1400 Mwh”, ka thënë ai.

Megjithatë Shkodra thotë se nuk ka reduktime por mund të ketë ndërprerje të shkurta.

“Varësisht nga disponueshmëria e energjisë për import dhe mund të ketë ndërprerje për shkak të implementimit të planeve të mirëmbajtjes ose prishjeve në rrjet. Për më shumë, shpresojmë që KEK do të rrisë kapacitetet prodhuese dhe do të kthejnë njësitë e dala nga gjenerimi në dhjetor të këtij viti”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, prodhimi i energjisë elektrike nuk do të mundë të rritet deri në fund të këtij viti.

Nga KEK-u kanë bërë të ditur se tri njësi në termocentralin “Kosova A”, dhe dy njësi në termocentralin “Kosova B”, do të jenë në dispozicion për punë me kapacitet të plotë para fillimit të dimrit.

“Pas aksidentit në termocentralin Kosova A, një njësi (A3) tashmë është aktivizuar dhe është duke prodhuar pa ndonjë problem, ndërsa ne dy njësitë tjera aktive të termocentralit Kosova A ( A4 dhe A5) është duke u bërë riparimi kapital i tyre”, bëhet e ditur nga KEK-u.

Kosova me probleme të energjisë elektrike është ballafaquar qysh nga paslufta.

Njohësi i çështjeve të energjetikës, Mehmet Çitaku, ka shtuar se e vetmja alternativë për të dalë nga kjo situatë e krizës energjetike është rivitalizimi i blloqeve të termocentralit “Kosova B”.

Ai ka thënë se Kosova nuk ka asnjë kapacitetet të ri gjenerues që do të ishte ndihmesë në furnizimin me energji elektrike.

Ndryshe, pasiguria në furnizim të energjisë vazhdon të jetë një nga kufizimet kyçe për zhvillimin e ekonomisë në Kosovë.


Komento
Komente (3)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
qysh more prap me korporaten agerekatike te Kosoves ne 2007 Hashimi na ka than se kena me pas rrym 24 or bile thojke i ka vdek nana ksaj pune ,e Arben xhukhelli qka po thot qka po ja merr mendja ati
Guri i madh
rekomanduar (3)
29 Sep 2014
17:59
 
Rikthene Elektrokosoven !
Ileti
rekomanduar (1)
29 Sep 2014
13:15
 
Rikthehen reduktimet e ashpra energjetike ... atehere te rikthehet edhe gjendja para KEDS-it qe ta dime se kush po e le Kosoven pa rryme ! Ky eshte nje presion para diteve te ftohta ... Limak jashte !
I zhgenjyeri
rekomanduar (1)
29 Sep 2014
09:09
 
Me shume nga Ekonomia
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51