Kidz

Ballina / Kidz / Kidz
Kompjuteri, televizori dhe fëmija
Publikuar: 29.09.2014 - 09:27

Kompetencën e medieve duhet ta mësojnë fëmijët ashtu sikur duhet të mësojnë shkrimin dhe leximin. Si t’i përdorë drejt fëmija mediet, është nga detyrat kryesore edukuese të sodit. Gati të gjithë fëmijët mes moshës 8 dhe 16 vjeç, e përdorin kompjuterin e po ashtu edhe internetin. Po ashtu edhe në shkollë është kompjuteri njëri nga standardet. Nga kjo arsye duhet që edhe prindërit të dinë përdorimin e tij të drejtë.

Të mund të shfrytëzosh mediumet, natyrisht në radhë të parë është pozitive. Shumë kanale të punës lehtësohen, po ashtu ofrohet edhe një angazhim i gjerë në kohën e lirë si dhe kanale për shkencë dhe njohuri, informata, kulturë dhe argëtim. Jashtëzakonisht kritike për fëmijët është vlerësimi i prezantimit të dhunës nëpër mediume, qoftë ajo reale në emisionin e lajmeve apo ajo fiktive (e imagjinuar) në filma vizatimorë, serikë apo lojëra. Një situatë tjetër e rrezikshme krijohet në çat (chat), në internet, nëpërmjet partnerit “të rrezikshëm”, të cilët qëllimisht i kërkojnë fëmijët. Gjithë e më tepër parashtrohet pyetja se çfarë ndikimi kanë këto prezantime të dhunës nëpër mediume, të cilat nganjëherë shkojnë deri në zbukurimin e dhunës në sjelljen agresive dhe gatishmërinë për dhunë tek fëmijët dhe të rinjtë. Nuk mund të verifikohet një ndikim i menjëhershëm në aspekt të imitimit, mirëpo mund të verifikohet se fëmija dhe i riu mësohet që t’i zgjidhë problemet ose t’i mbrojë interesat e tij me anë të dhunës. Ajo çka është e përbashkët për televizorin, lojërat kompjuterike, nintendon dhe lojërat e

ngjashme, është konsumimi pasiv, i cili në rast teprimi, shkakton plogështi e topitje, trashje e izolim social. Me këtë nuk duam të themi që këto medie “t’i dënojmë” e t’i shpallim “të ndaluara”, mirëpo nga aspekti i psikologjisë së fëmijës për ne është me rëndësi që të gjendet një raport më i përgjegjshëm me to. Lidhur me këtë është me rëndësi të dihet se çfarë mund të shkaktojë te fëmija teprimi në televizor e të ngjashmet!


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Kidz