Kidz

Ballina / Kidz / Kidz
Pse e ndëshkoi Noa korbin?
Publikuar: 29.09.2014 - 09:28

Kur Noa mblodhi të gjitha kafshët në barkën e tij, e cila do t’i shpëtonte nga përmbytja e madhe, korbi ishte i bardhë si qumështi dhe ai krenohej me bukurinë dhe ngjyrën e tij. Noa ia besoi pikërisht korbit eksplorimin e parë pas Përmbytjes së Madhe, sepse donte të dinte se çfarë kishte ndodhur me të vërtetë, pasi uji mbuloi tokën dhe shkatërroi gjithçka që i dilte përpara.

Mirëpo, korbi u vonua tri ditë e tri net duke fluturuar mbi botën e përmbytur duke ngrënë mbeturina të ndryshme, sikur kishte harruar se në çfarë misioni e kishte dërguar Noa. Më në fund u kthye te barka, por aty e gjeti Noan dhe të tjerët të xhindosur me vonesën e korbit dhe kështu vendosën që ta dënojnë për mosseriozitetin e tij.

“Na le tri ditë e tri net në errësirë vetëm për të ngrënë plehra”, i bërtiti Noa. “Si ndëshkim, duke filluar nga sot, do të jesh i zi si errësira dhe do të hash vetëm mbeturinat e të tjerëve”, shtoi Noa. 


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Kidz