Zip

Ballina / Zip / Yjet
George Clooney martohet “para kohe”
Publikuar: 29.09.2014 - 09:34

Aktori i mirënjohur, George Clooney, është martuar me Amal Alamuddinin, madje në fshehtësi të plotë. Aktori 53-vjeçar dhe avokatja 36-vjeçare pritej të martoheshin ditën e hënë, por e kanë bërë martesën atëherë kur askush nuk e priste. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i aktorit hollivudian, Stan Rosenfield. 

Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal Alamuddin ndodhen në Venecia që nga dita e premte ku po festojnë së bashku me familjarët e miqtë e tyre. Programi fillestar i dasmës parashikonte shkëmbimin e unazave ditën e hënë në Pallatin “Cavalli-Franchetti”, selia e Bashkisë së Venecias, aty ku kryhen zakonisht martesat civile, por duket se Clooney e ka pasur me nxitim martesën.

Përpos familjarëve, mysafirë në dasmë ishin edhe aktorët Matt Damon, Bill Murray, modelja Cindy Crawford dhe këngëtarin e grupit U2, Bono. Duhet përmendur se George Clooney, 53 vjeç, dhe Amal Alamuddin, 36 vjeçe, janë fejuar në muajin prill dhe mezi prisnin që të martoheshin sepse siç thanë edhe vetë ata “janë të bërë për njëri-tjetrin”.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Zip