Zip

Ballina / Zip / Yjet
Me vite “luftuan” me anoreksinë
Publikuar: 29.09.2014 - 09:35

Në botën e të famshmëve presioni për t’u dukur të përkryer, mund të jetë i padurueshëm. Edhe pse shumica e yjeve e pëlqejnë ushqimin e shëndetshëm dhe ushtrimet e rregullta, disa në këtë përfundimisht e teprojnë. Këto yje që do t’i paraqesim me vite kanë luftuar me anoreksinë, tek e cila kanë ardhur për shkak të stresit të madh dhe pamundësisë që të përballen me presionin e mediave.

Mischa Barton ishte përballur me problemin e anoreksisë për shkak të popullaritetit gjatë xhirimit të serisë “Orange County”. Ajo kishte përfunduar në një institucion psikiatrik, ishte e rraskapitur dhe ishte bërë e varur ndaj ilaçeve. Për fat, ajo kishte ardhur në vete dhe tani ky problem i takon së kaluarës.

Tori Spelling që nga fillimi kishte martesë të turbullt me Dino MecDermont. Për shkak të presionit të madh medial, por edhe dëshirës për të mbetur me burrin e saj, Tori kishte probleme me të ngrënit. Ajo kishte ardhur deri në atë gjendje sa i ngjante një skeleti.

Tara Reid e njohur për filmin “American Pie”, ka vuajtur nga anoreksia më 2010. Ajo nën ndikimin e mediave dhe dëshirës për sukses, ka ngrënë vetëm një shujtë në ditë, sepse mediat shpesh e quanin trashaluqe, çka në Hollivud është e papranueshme.

Mirëpo, kur kishte rënë në 42 kilogramë, ajo e kishte kuptuar se jeta e saj është në rrezik dhe kishte vendosur të ndryshoj stilin e jetës.

Problem serioz me anoreksinë kishte edhe Victoria Beckham, kjo për shkak se gjatë turneut të saj me grupin “Spice Girls”, kishte ngrënë vetëm ushqim të lëngshëm. Nicole Richie vazhdimisht lufton me anoreksinë, e cila herë-herë i zbutet, e herë-herë i keqësohet shumë, siç është rasti gjatë këtij viti, ku ajo duket tmerrshëm.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Zip