Zip

Ballina / Zip / Yjet
Modelimi, garë me vetveten
Publikuar: 29.09.2014 - 09:39

Modelja dhe aktorja e bukur, Kate Upton, sapo ka realizuar një set të bukur fotografish. Ajo ka deklaruar se duket mjaft e ngathtë kur pozon para aparatit, por duke marrë parasysh fotot e botuara në revistat e njohura, vështirë t’u besohet fjalëve të saj, pasi qëndrimi dhe pozimi i saj është i jashtëzakonshëm. Ajo për median për të cilat pozoi ka dhënë një intervistë, ku mes tjerash ka folur edhe për koleget e saj modele. Ajo insiston se nuk i shikon modelet tjera si konkurrente të saj dhe nuk dëshiron të krahasohet me to. “Unë nuk krahasohem me modelet e tjera. Për mua modelimi është një garë konstante me vetveten dhe një tentim për t’u bërë më e mira e mundshme”, është shprehur biondja atraktive. Ajo ka realizuar poza tejet provokuese, duke shfaqur dekoltenë e saj impresive. Në njërën prej fotove, ajo pozon me duar të ngritura, me çka në pah vijnë sutjenet e saj me ngjyrë të kuqe si dhe format e jashtëzakonshme të trupit. Në anën tjetër, kjo bukuroshe momentalisht është në tregun e beqareve, pasi kohë më parë është ndarë nga i dashuri i saj, ndërsa në këtë intervistë ka deklaruar se është një vajzë e cila kërkon shumë nga një mashkull, prandaj edhe lidhjet e saj nuk zgjasin shumë. 


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Zip