Ditari

Ballina / Ditari / Kryeqyteti
Prishtina rrezikon rizgjedhje, LDK e PDK kundër buxhetit
Publikuar: 29.09.2014 - 12:20

LDK dhe PDK janë shprehur kundër buxhetit. Këshilltarët e këtyre dy subjekteve thanë se buxheti është ambicioz. Nëse pika nuk kalon, atëherë Prishtina shkon në zgjedhje për Kuvendin Komunal.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka gjasë të shpërbehet nëse partitë nuk arrijnë pajtim për ta votuar buxhetin e propozuar nga kryetari Shpend Ahmeti, raporton KTV.

Sami Hamti ka thënë se grupi i ansambleistëve të LDK-së nuk do ta votojë këtë buxhet, nga se ai nuk asgjë të re nga ai i vitit të kaluar. Edhe Grupi i këshilltarëve të PDK-së ka thënë se nuk do ta votojnë buxhetin. Lirak Çelaj thotë se ata kanë pritur më shumë nga kryetari i ri i kryeqytetit.

Në rast se nuk miratohet buxheti për kryeqytetitn atëherë mund të shkohet në zgjedhje për Kuvend Komunal.

E në prezantimin e tij, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka akuzuar nivelin qendror përkatësisht ministrinë e financave që i dha komunës grante për 197 mijë banore e jo për 380 mijë aq sa i dha deri sivjet.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ditari