Ekonomia

Ballina / Ekonomia / Ekonomia
Drenasi në terr, reagon komuna
Publikuar: 29.09.2014 - 13:45

Komuna e Drenasit përmes një komunikate për media, reagon ndaj veprimeve të Kompanisë kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike (KEDS) për reduktimet e ashpra në lokalitetet e kësaj komune.

Sipas tyre reduktimet kanë shkuar deri në 8 orë pa energji elektrike.

“Kategorizimi i KEDS-it për Drenasin që të mbetet në kategorinë C është diskriminues dhe kundër të drejtave të njeriut dhe aplikimi i këtyre masave ka elemente shqetësuese për banorët e komunës sonë, ngase në këtë mënyrë po pësojnë edhe ata që i paguajnë rregullisht faturat e energjisë elektrike dhe Komuna e Drenasit është kundër kësaj mase diskriminuese për konsumatorët e ndërgjegjshëm që po e përjetojnë këtë veprim të KEDS-it”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se janë duke u dëmtuar mbi 1600 biznese aktive të kësaj Komune, ndaj bëjnë i thirrje KEDS-it që të mos veproj me ndërprerje të energjisë elektrike ne mënyrë kolektive. “Deri sa faturat paguhen në mënyrë individuale nga ekonomitë familjare edhe veprimet e KEDS-it duhet të jenë ndëshkuese vetëm për atë kategori që nuk është e rregullt me pagesat e faturimit, por jo të jetë një regjion me 10 fshatra me nga tetë orë në ditë pa energji elektrike. Në asnjë rast nuk ka dënime kolektive, siç po bënë në këtë rast KEDS-i me konsumatorët që paguajnë rregullisht, por përgjegjësia gjithherë është individuale. Ne si komunë këtë reagim e bëjmë edhe duke u bazuar në ankesat e shumta të qytetarëve tanë, dhe kërkojmë nga KEDS-i që aplikimin e formave të tilla të ndërprerjes së energjisë kolektive të ndalojë menjëherë”, thuhet në komunikatë. 


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ekonomia