Ditari

Ballina / Ditari / Kryeqyteti
Kalon propozimi për buxhetin e Prishtinës
Publikuar: 29.09.2014 - 14:20

Kuvendi Komuna i Prishtinës ka diskutuar për buxhetin e vitin 2015 dhe Kornizën afatmesme buxhetore, ku morri kritika nga opozita.

Ky buxhet u quajt i mangët krahasuar me kërkesat, por në fund u miratuan me 25 vota për, 19 kundërt dhe 8 apstenime.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke paraqitur para asamblesitëve komunal, propozim buxhetin për vitin 2015, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se për të disatën herë radhazi po e diskriminon Prishtinën në shumë nivele duke filluar sipas tij me regjistrimin e popullatës.
Megjithatë, gjatë këtij debati kishte edhe kritika për propozimin e këtij buxheti nga asambleistët opozitarë.

Ahmeti ka theksuar se Prishtina është Komuna e cila është dëmtuar më së shumti nga ky kalkulim ku nga numri që ka qenë 280 mijë banorë në Prishtinë, Ministria e Financave sipas tij për vitin 2015 po e përdorë shifrën prej 197 mijë banorëve, shumë kjo e cila sipas Ahmetit nuk përkon me realitetin dhe se e ulë grantin e përgjithshëm të Komunës së Prishtinës për rreth 5 milionë euro.

Ahmeti ka shtuar se buxheti i vitit 2015 ka marrë parasysh planin zhvillimor komunal i cili është miratuar ngaqeverisja e kaluar si një plan më afat gjatë komunal. Gjithashtu sipas tij, kanë marrë parasysh objektivat të cilat i kanë paraqitur kur kanë kërkuar mandatin prej qytetarëve. Dhe gjithashtu janë marrë parasysh kërkesat e qytetarëve në diskutimeve publike që janë mbajtur gjatë muajit gusht.

Ai tha se kërkesat kanë qenë më të mëdha sesa që janë mundësitë. “Për të satën herë radhazi Qeveria e nivelit qendror diskriminon Prishtinën në shumë nivele. Duke filluar prej nivelit tashmë të njohur sivjet që ka të bëjë me regjistrimin e popullatës dhe marrjen e shifrave zyrtare për regjistrimin e popullatës që është bërë para 3 viteve, me ç’rast Prishtina është Komuna e cila është dëmtuar më së shumti nga ky kalkulim sepse nga një numër të cilin e kanë marrë prej 380 mijë banorëve për ta caktuar grantin posaçërisht atë të përgjithshmin, tash e tutje Ministria e Financave prej vitit 2015 e merr parasysh numrin e 197 mijë banorëve që nuk përkon me realitetin. Unë e përsëris përderisa e fitojmë këtë argument sepse të gjithë e dinë që në Prishtinë banojnë shumë më shumë njerëz sesa 197 mijë. Bile në njëdiskutim me disa nga ju e diskutuam se ka 5 kryetar të komunave që jetojnë apo 10 janë bo që jetojnë në Komunën e Prishtinës e janë kryetar të Komunave”, ka thënë Ahmeti.

Sami Hamiti, nga Grupi Parlamentar i LDK-së, ka thënë se duhet shikuar se sa janë mundësitë që buxheti i kërkuar të mblidhet e jo vetëm të jenë ambicioz, përndryshe sipas tij do të mbeten një mori projektesh të pa realizuara.

“Ne kemi pas diskutime edhe si shefa të grupeve, edhe si udhëheqës të komiteteve edhe si kompetent në kontinuitet e kemi analizuar këtë buxhet. Qa është kjo atëherë shpërndarje e buxhetit përveç këtij aspekti ligjor që është shumë multidiciplinar dhe duhet të merren më shumëaspekte në hartimin e buxhetit mos të kemi atë aspektin agresiv që e quajti kryetari sepse mundësitë duhet të realizohen në kon komperacion. Sa janë mundësitë që ai buxhet të mblidhet. Është mirë me qenë ambicioz, është mirë me qenë edhe agresiv, po aspektet në mënyrë multidiciplinare kur të analizohen ta japin që ka qenë edhe vërejte e Grupit Parlamentar të LDK-së, që është shumë pre ambicioz dhe në fund do të mbetemi pa një mori të projekteve të pa realizuara”, ka thënë Hamiti.

Edhe Lirak Çelaj, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka shtuar se nuk do ta përkrahin këtë propozim buxhet pasi që nuk ka ndryshuar asgjë nga ai të cilin e ka propozuar qeverisja e Isa Mustafës.

“Unë mendoj se qytetarët kanë votuar për ndryshim përndryshe do ta votonin për kryetar Isa Mustafën i cili ka aprovuar këto po pikërisht psekanë qenë të pa kënaqur kanë votuar për ndryshim që fatkeqësishtai ndryshim nuk po reflekton në buxhet në masën që duhet të bëhen ndryshime”, ka thënë Çelaj.

Kurse, asambleistët e subjekteve të tjera të Kuvendit Komunal, përkundër vërejtjeve të cilat i kishin gjatë kësaj mbledhje, ata thanë se do ta përkrahin aprovimin e këtij propozim buxheti.

Ndryshe, në mbledhjen e shtatë të Kuvendit të Komunës së Prishtinës është bërë edhe betimi i tre anëtarëve të rinj të Kuvendit. Nga Lëvizja Vetëvendosje janë betuar dy asamblistë Bardha Dida Rugova, është në vend të ulëses së Puhie Demakut e cila është zgjedhur deputete në Kuvendin e Kosovës dhe Kreshnik Ahmeti, i cili ka ardhur në vend të Fisnik Ismailit, i cili po ashtu është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, nga Partia Demokratike e Kosovës, në vend të Memli Krasniqit tash është Shemsi Veseli.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ditari