Kultura

Ballina / Kultura / Kultura
Akademia Evropiane e Filmit nderon Steve McQueen
Publikuar: 29.09.2014 - 17:02

Regjisori i filmit “12 Years a Slave” Steve McQueen do të marrë çmimin e filmit evropian. Kështu ka vendosur Akademia Evropiane e Filmit e cila e ka nderuar artistin britanik me çmimin për Arritje Evropiane në Kinemanë Botërore. Në vitin 2008, Steve McQueen u njoh ndërkombëtarisht me projektin e tij filmik “Hunger” (Uria) . Udhëhequr nga Michael Fassbender, filmi dramatizon muajt e fundit të dhimbshëm të aktivistit të IRA-s Bobby Sands në burgun Maze të Belfastit . Filmi i tij i dytë “Shame”, përsëri me Michael Fassbender në krye, ofron një ekzaminim bindës dhe në kohë të natyrës së nevojës, se si jetojmë jetën tonë dhe përvoja që na jep formë. Filmi i tretë i Steve McQueen “12 Years a Slave” pjesëmarrës në shumë festivale ndërkombëtare është prezantuar në 48 vende dhe ka fituar më shumë se 200 çmime, mes tyre një Oskar për “Best Motion Picture of the Year” një BAFTA dhe dy IFTA-s.

Steve McQueen do të jetë një i ftuar nderi në ceremoninë 27 të ndarjes evropiane të çmimeve në kinematografi që do të mbahet më 13 dhjetor 2014 në Riga të Letonisë.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Kultura