Sporti

Ballina / Sporti / Vendore
Si e la e si e gjeti Trepçën ’89?
Baki Berisha Publikuar: 30.09.2014 - 11:00

Me Trepçën ’89 i kishte filluar përgatitjet për edicioni e ri, por dhjetë ditë pas fillimit të Kampionatit ishte ndarë me këtë skuadër, shkaku i disa mosmarrëveshjeve që i kishte me drejtuesit e klubit.

Mirëpo, Fahredin Duraku u kthye në ekipin, të cilin thuajse vetë e kishte ndërtuar, pas largimit të trajnerit të deritanishëm, Rafet Prekazit. “Isha në Mitrovicë për ta përcjellë ndeshjen Trepça – Prishtina dhe u takova me drejtuesit e Trepçës ’89, të cilët më ofruan që të kthehem në këtë skuadër. Pata rast të takohem edhe me shumë futbollistë, të cilët kërkonin nga unë që të kthehem dhe ta vazhdojmë punën aty ku kemi mbetur”, tha për “Zërin” Duraku, i cili ndonëse kishte dilema, megjithatë e pranoi ofertën e mitrovicasve.

Ai nuk e di se sa ka ndryshuar Trepça ’89 prej kohës kur ishte trajner i saj. Por, me frikë e nisi punën. “Nuk e di se sa janë të përgatitur futbollistët. Sigurisht se diçka nuk ka shkuar mirë që është bërë ndryshimi, por më duhet pak kohë ta shoh. Do të konsultohem edhe me Rafet Prekazin për të parë se si është gjendja dhe forma e futbollistëve”, shprehet Duraku, të cilin që në ndeshjen e parë e pret sfida e vështirë kundër kryesuesit.

“Ndeshjen e parë e zhvillojmë kundër Hajvalisë dhe nuk e di sa janë futbollistët të përgatitur. Besoj se me angazhimin e të gjithëve do të arrijmë t’ia ndalim hovin Hajvalisë”, theksoi ai.

Por, Duraku nuk dëshiron të flasë për ambiciet e Trepçës ’89, e cila konsiderohet kandidate për titull. “Të paktën para një jave nuk mund të them asgjë për ambicie. Nëse është skuadra ashtu si e kam lënë, atëherë nuk besoj se do të kem probleme”, nënvizoi Duraku.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Sporti
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51