Sporti

Ballina / Sporti / Vendore
Ec e raporto
Baki Berisha Publikuar: 30.09.2014 - 10:00

 Trazirat që i shkaktuan tifozët, të dielën, në derbin e ndërprerë ndërmjet Trepçës vendase dhe Prishtinës mysafire bënë zhurmë të madhe në vendin tonë.

Mirëpo, personat zyrtarë, të atij takimi, nuk kanë mundur ta përshkruajnë as me nga dy-tri fjali gjithë atë incident, në raportin zyrtar. Një gjë të tillë, personat zyrtarë e kanë lënë ta bëjnë pas largimit nga stadiumi “Adem Jashari”, përmes raporteve plotësuese.

Kjo shkaku i frikës e i presioneve nga situata e tensionuar në vendin e ngjarjes. 

Skënder Jashari, nga Vushtrria, ishte vëzhgues i derbit të ndërprerë, por deklarata e tij është shumë e shkurtër në protokollin e ndeshjes, të cilin e ka parë gazeta “Zëri”.

“Me të arritur në stadium “Plisat”, në minutën e 20-të, kanë filluar provokimet dhe sharjet nga të dy palët. Pason raporti plotësues”. Vetëm kaq ka shkruar në raport vëzhguesi, derisa gjyqtari kryesor, Hajriz Hajdari, nuk ka shkruar asgjë, duke e lënë që të deklarohet nëpërmjet raportit plotësues.

Shumë shkurt është deklaruar edhe zyrtari i klubit prishtinas, Zymer Zeqiri. “Pas minutës së 25-të nuk ka pasur kushte për lojë”, ka shkruar ai, duke e lënë që raportin plotësues ta dërgojë nga Prishtina.

Diç më shumë ka shkruar zyrtari i Trepçës, Bedri Sadiku: “Deri në momentin e ardhjes së “Plisave”, loja dhe animi kanë qenë korrektë. Organet e Policisë nuk kanë qenë në nivel të detyrës”, ka shkruar ai, duke shtuar: “Pëson raporti plotësues”.

 Çka thotë komisari i FFK-së?

Komisarit të Garave, pranë FFK-së, Ismet Ahmetit, i mbetet që të marrë vendim për këtë ndeshje. Por, fillimisht ai duhet ta kompletojë dokumentacionin, pasi t’i marrë raportet plotësuese prej zyrtarëve të ndeshjes, të cilët kanë hezituar të deklarohen nga stadiumi “Adem Jashari”.

“Frika është arsyeja kryesore pse nuk e bëjnë një gjë të tillë. Ata nuk kanë siguri as nga Policia dhe nuk rrezikojnë që ta tregojnë të vërtetën”, thotë Ahmeti për “Zërin”.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Sporti
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51