Ditari

Ballina / Ditari / Kryeqyteti
Qytetarët hedhin mbeturina para banesave e jo në kontejner (Foto)
Publikuar: 29.09.2014 - 21:32

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, para pak orëve ka publikuar disa foto në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ku në lagjen Dardania në kryeqytet aty edhe ku banon Ramadani, shihet se qytetart kanë hedhur mbeturina vend e pa vend.

Ai me këtë gjest të qytetarëve është mllefosur tej mase, pasi që siç ka shkruar Ramadani, vetëm 50 metra më larg janë kontejnerët dhe qytetarët nuk i vendosin mbeturinat në kontejner, por i hedhin ato para hyrjes së banesës, shkruan zeri.info.

Lexojeni postimin e Ramadanit:

Bërllogu midis Prishtinës dhe kombi-taksistët ilegal

Të dashur miq,

Që nuk kujdesemi fare për ambientin dhe shëndetin tonë, besoj se e kemi dëshmuar me mijëra herë.
Ja edhe një shembull konkret:

Kjo është një pjesë e lagjes Dardania në Prishtinë.

Qytetarët këtu kanë hedhur bërllogun, bash para derës së hyrjes.

Ani pse, kontenierët e bërllogut janë rreth 50 metra nga këtu. Askush nuk e heq bërllogun, por për çdo ditë shtohen qytetarët që e hedhin bërllogun aty.

Përveç bërllogut, kjo pjesë është bërë edhe "stacion" i kombi-taksistëve ilegal.

Linjat ilegale të këtyre "taksive" shkojnë për Vushtrri dhe Mitrovicë.

Ndërsa, shtoja këtu edhe parkimet në mes të rrugës, është bërë vështirë të përbirohesh me veturë.

Le të jetë kjo një thirrje drejtuar Kryetarit të Komunës, Policisë së Kosovës dhe qytetarëve përtac.

Burim R.
29 shtator 2014


Komento
Komente (3)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Shqiptarët e kanë një zgjidhje shumë t'thjeshtë matematikore : Na vjen mërzi me e hedhë bërllogun... >> Fajet i ka Shpend Ahmeti. :D.
iLiri
rekomanduar (1)
30 Sep 2014
22:24
 
Kam thene sdi sa here shkoni ju "QYTETARET" e PRISHTINES ne PRIZREN merrni mesim qka do me than pastertia skem qka i thojm kesaj pune veq marre ju koft
Xhevat(CH)
rekomanduar (0)
30 Sep 2014
07:03
 
Ne shqiptaret kemi pasterti brenda oborrit dhe ne shtepi.Jashet dyerve te oborrit na zihet rruga nga berllogu e nuk dalim ta pastrojme.
Agimi
rekomanduar (0)
29 Sep 2014
22:34
 
Me shume nga Ditari
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51