Ditari

Ballina / Ditari / Ballkan & Botë
IS vetëm 1.6 kilometra larg Bagdadit
Publikuar: 29.09.2014 - 23:55

Militantët e IS janë rreth 1.6 kilometra larg nga Bagdadi dhe disa raporte thonë se edhe militantët e al-Kaidës janë duke forcuar radhët e tyre në Siri.

Sipas Fondacionit për Ndihmë dhe Pajtim në Lindjen e Mesme, militantët e IS (Shtetit Islamik) kanë filluar t’i afrohen kryeqytetit irakian në mëngjesin e së hënës, shkruan gazeta britanike Independent.

“Shteti islamik tashmë është më pak se 2 kilometra larg nga hyrja në Bagdad”, ka thënë një zëdhënës i këtij fondacioni.

“Ata thonë se kjo gjë nuk mund të ndodhë, por hyrja e tyre në Bagdad pothuajse ka ndodhur tashmë. Obama thotë se ai mbivlerësoi atë se çfarë mund të bënte Ushtria irakiane. Pra ju duhet vetëm të jeni këtu për një kohë të shkurtër që realisht të dini se çfarë ata (luftëtarët e IS) mund të bëjnë për një kohë shumë të shkurtër”, ka thënë ky zëdhënës.

Luftëtarët e IS gjithashtu janë duke zhvilluar luftime me forcat qeveritare edhe në një qytet kyç në Amiriyat al-Falluxhah, i cili është 25 milje në perëndim të Bagdadit, transmeton lajmi.net.

Ekstremistët islamistë janë duke avancuar drejt kryeqytetit, por u arrit që ata të zmbrapsen paksa nga forcat tokësore irakiane dhe nga bombardimet nga ajri.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ditari