Ekonomia

Ballina / Ekonomia / Ekonomia
110 milionë euro nga akciza e derivateve
Liridon LLapashtica Publikuar: 30.09.2014 - 08:02
Foto: Laura Hasani

Kriza ekonomiko financiare ka filluar të reflektohet gjatë këtij viti në masë të madhe edhe në Kosovë. Kjo vërehet qartë edhe në importimin e derivateve gjatë periudhës janar – gusht, ku importi i benzinës në krahasim me këtë periudhë të vitit 2013 ka rënë për 4.91 për qind, apo shprehur në euro 1 milion e 256 mijë e 317 euro.

Gjatë kësaj periudhe 8 mujore të vitit 2013 në Kosovë ishin importuar 58 milionë e 776 mijë e 045 litra, ku për këtë sasi akcizë ishte paguar 22 milionë e 459 mijë e 127 euro, ndërsa TVSH 9 milionë e 332 mijë e 886 euro.

Kurse gjatë kësaj periudhe të këtij viti në Kosovë janë importuar 56 milionë e 462 mijë e 122 euro, ku akcize është paguar 21 milionë e 587 mijë e 453 euro, ndërsa TVSH 8 milionë e 643 mijë e 243 euro. Këto vlera vlejnë vetëm për periudhën 8 mujore, janar – gusht. Benzinë më pak gjatë kësaj periudhe janë importuar 2 milionë e 313 mijë e 923 litra.

Akcizë më pak 871 mijë e 674 euro. Dhe TVSH më pak 689 mijë e 643.

Për dallim nga benzina gjatë kësaj periudhe 8-mujore, importi i naftës ka shënuar një rritje të vogël prej 1.95%. Sipas të dhënave zyrtare nga Dogana e Kosovës, nafta në periudhën janar – gusht 2014, në krahasim me 2013 sa i përket shifrave në total të taksave ka shënuar rritje 2 milionë e 459 mijë e 794 euro, apo shprehur në përqindje 1.95%.

Këto shifra ishin më të ulëta gjatë vitit 2013, pasi që në Kosovë ishin importuar 251 milionë e 528 mijë e 894 litra ku për to akcizë është paguar 87 milionë e 189 mijë e 761 euro, kurse TVSH 38 milionë e 988 mijë e 933 euro. Gjatë këtij viti 257 milionë e 482 mijë e 666 litra janë importuar, ku për to është paguar akcizë 90 milionë e 119 mijë e 031 euro, kurse TVSH 38 milionë e 519 mijë e 457 euro.

Edhe vajrat motorike kanë shënuar rritje prej 5 %. Këto vajrat motorike hidraulike, sipas Doganës së Kosovës në periudhën 2014 në krahasime 2013 në total ka rritje 125 mijë e 958 euro, apo shprehur në përqindje 4.98%.

Gjatë vitit 2013 ishin importuar 3 milionë e 324 mijë e 686 litra, për to doganë është paguar 391 mijë e 632 euro, akcizë 1 milion e 63 mijë e 551 euro, kurse TVSH 1 milion e 075 mijë e 380 euro.

Kurse gjatë 2014 janë importuar 3 milionë e 638 mijë e 947 litra, akcizë është paguar 1 milion e 168 mijë e 049 euro, kurse TVSH 1 milion e 101 mijë e 363 euro.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ekonomia