Zip

Ballina / Zip / Yjet
Yjet që s’munden pa cigare
Publikuar: 30.09.2014 - 08:27

Numri i duhanpirëse gjatë dekadave të fundit është zvogëluar, por pirja e duhanit ende është një shprehi mjaft e përhapur. Disa figura të famshme janë “skllave” të kësaj shprehie, por e shmangin që të paraqiten në publik duke pirë duhan, për shkak të efektit negativ që mund të kenë tek fansat e tyre e më pas kjo të ndikojë negativisht edhe në karrierën e tyre. Ne ju prezantojmë disa nga bukuroshet, të cilat nuk po arrijnë të heqin dorë nga pirja e duhanit.

Adele konsiderohet si njëra ndër këngëtaret më të talentuara në botë. Për këtë arsye është befasi që me zërin e mrekullueshëm që ka, ajo është duhanpirëse e madhe, ku ka deklaruar se cigarja është gjëja më e dashur për të. Kate Moss është njëra nga modelet më të popullarizuara në botë, e cila njihet për bukurinë dhe figurën vitale të trupit.

Ajo thotë se trupin e saj vital e ka falë pirjes së duhanit, nga i cili nuk mund të heqë dorë kurrë. Kelly Osbourne edhe pse njihet si një përkrahëse e të ushqyerit vegjetarian, ajo është një duhanpirëse e rregullt. Lana Del Rey njihet për stilin e saj të veçantë të veshjes, por edhe për faktin se rregullisht shihet me cigare në dorë, duke përfshirë edhe në fotot promovuese.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Zip
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51