Zip

Ballina / Zip / Yjet
Femrat “çmenden” pas tyre
Publikuar: 30.09.2014 - 08:28

Dihet mirë se yjet e Hollivudit i kushtojnë një rëndësi të madhe formave vitale të trupit, pasi ato i bëjnë më tërheqës para kamerës, por edhe në syrin e adhuruesve të shumta dhe shumë prej tyre nuk përtojnë t’i ekspozojnë ato.

Nuk janë vetëm femrat ato që çmohen dhe adhurohen për gjoksin dhe trupin e tyre seksi, por janë edhe meshkujt, sidomos ata të famshmit që nxisin interesim jashtëzakonisht të madh kur paraqiten me bluzë të hequr në plazhe apo rrugë dhe për këta “çmenden” edhe shumë femra. Në mesin e yjeve me gjoksin fizikisht më të ndërtuar, janë edhe: Zac Efron, Hugh Jackman, Joe Manganieello, Kellan Lutz, Bradley Cooper, Mechad Brooks, Jude Law, Eddie Cibrian, e shumë të tjerë.

Dhe ylli që konsiderohet me gjoksin më të mirë, është aktori Zac Efron, i cili është një adhurues i madh i sërfit, kështu që adhurueset e tij shpesh kanë rast që t’i shohin muskujt e tij të jashtëzakonshëm.

Mashkulli më seksi për vitin 2008, Hugh Jackman, vazhdimisht dëshmon se pse e ka merituar këtë titull, pasi mund ta shohim shpesh pa veshje të sipërme, sidomos në plazhe, por edhe në filmat e tij, siç është “X-Men Origins: Wolverine”. Ai sipas një ankete të zhvilluar së fundi u rendit pra në vendin e dytë, si mashkulli me gjoksin më të ndërtuar.

Ylli i serisë “True Blood’s”, Joe Manganiello, nuk e ka aspak problem që të zbulojë gjoksin përplot muskuj në krijimet që paraqitet, por gjithashtu edhe në plazhet e bukura të Kalifornisë. Për këtë ai ka edhe adhuruese të shumta që e ndjekin hap pas hapi.

Një i çmendur pas ujit dhe valëve, prandaj nuk është vështirë që yllin e filmit me vampirë “Twilight”, Kellan Lutz, ta shohim shpesh vetëm në kostum të larjes, duke bërë sërf në plazhin St. Maarten në Karaibe, që është i preferuari i tij.


Komento
Komente (1)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Në meshkujt i shikojmë si ju femrat. Po mos të kishin lekë as kush si kishte njohur këta.
Meli Belushi
rekomanduar (2)
30 Sep 2014
09:01
 
Me shume nga Zip