Kultura

Ballina / Kultura / Kultura
Zoofolklori dhe zoopoetika në letërsi
Qëndrim Muçolli Publikuar: 30.09.2014 - 08:49

Dega e Folklorit në Institutin Albanologjik të Kosovës, ka ftuar në këtë fillim vjeshte dy ekspertë nga institucionet rajonale, ligjëruesit janë prof. dr. Marjetka Golež Kau?i?, drejtoreshë e Institutit të Etnomuzikologjisë pranë Akademisë Sllovene të Shkencave dhe Arteve, si dhe prof. dr. Thomas McKean, nga Instituti Elfinston, në Universitetin e Aberdinit në Skoci.
Ligjërata e parë në kuadër të këtij projekti u mbajt ditën e djeshme (e hënë), në orën 10:00, nga Marjetka Golež Kau?i?, me temën "Zoofolklori dhe zoopoetika në letërsi".

Në ligjëratën e cila shfaqej në shqip përmes një video-projektori, u tha se hulumtimi i hershëm i folklorit në Slloveni ishte përqendruar në këngët popullore dhe në tekstet e këtyre këngëve. “Në mesin e shek. XIX, Stank Vraa filloi të mbrojë përveç punës në terren edhe parimin shkencor të mbledhjes dhe botimit dhe në këtë mënyrë hodhi themelet e folkloristikës sllovene”, u shpreh ligjëruesja Kau?i?.

Sipas saj, zbulimi më i madh i metodologjisë moderne të studimeve të folklorit ishte krijimi i mundësisë për të kuptuarit e tërësishëm të funksionit dhe të të kuptuarit të dukurive folklorike duke e përfshirë kontekstin e tyre. “Ky kontekst mund të jetë social, kulturor dhe kontekst i performancës, përderisa kemi nevojë ta përfshijmë edhe kontekstin e këngëtarit ose të performuesit, i cili ndoshta i vetëm mund të na japë një pamje diakronike”, shpjegon Kau?i?.

Sipas Kau?i?-it, është shumë e rëndësishme që nëpërmjet analizës së materialit folklorik të krijohet njohuri për rëndësinë e folklorit, të kulturës popullore dhe asaj njerëzore, në mënyrë që t’i ringjallim elementet e harruara të folklorit. “Shumë nga idetë tona themelore dhe gjetjet për natyrën dhe kafshët e kanë origjinën në mitet antike dhe folklorin e traditës”.

Ligjërata kishte të bënte gjithashtu edhe me zbulimet filozofike për kafshët, në të kaluarën dhe në të tashmen, rolet, jetesën dhe ekzistencën, si dhe përdorimin e tyre në analizimin e folklorit dhe të letërsisë që i përfshin figurat e kafshëve, imazhet dhe simbolet në një shumësi kontekstesh bashkë me koncepte e reja në studimet e folklorit. Sipas Kau?i?-it, e gjitha kjo paraqet një përpjekje për t’i dhënë formë rrjetit të imazheve të kafshëve dhe marrëdhënieve të ndryshme njeri-kafshë. “Duke i diskutuar kategoritë filozofikë të të qenit objekt, ose njeri, ose kafshë do ta përcaktoj se si janë kontekstualizuar kafshët sipas këtyre kategorive në folklorin slloven dhe në letërsi”, vazhdoi më tutje ajo.

Studiuesja sllovene para publikut bëri të qartë se vendi i takimit ndërmjet subjektivitetit njerëzor dhe jonjerëzor në folklor dhe letërsi është refleksion i realitetit dhe si dëshirë për ta tejkaluar atë. “Midis shkrimtarëve sllovenë, dimensioni emfatik dhe ekologjik-kritik gati e ka tejkaluar simbolikën përderisa në këngë popullore, përralla e trashëgimi marrëdhënia utilitare-empatike ndërmjet njerëzores dhe jonjerëzores ende është mjaft dominuese”, shpjegoi ajo.

Sot, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet ligjërata tjetër e paralajmëruar dhe ajo do të mbahet nga prof. dr. Thomas McKean dhe për temë do të ketë "Studimi i folklorit në kontekst: baladat, barkat dhe festivalet e zjarrit në veriun e Skocisë".


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Kultura
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51