Kidz

Ballina / Kidz / Kidz
Ja çka mund të mësoni nga kafshët
Publikuar: 30.09.2014 - 08:53

Megjithëse ju ndoshta nuk e vini re, kafshët tuaja shtëpiake ju mësojnë shumë. Ja disa nga gjërat që mund t’i mësoni nga macja apo qeni që mbani në shtëpi:

- Përqendrimi: Macet dhe qentë përqendrohen plotësisht mbi gjënë me të cilën merren. Sipas një studimi të zhvilluar nga Universiteti Stenford, bëhet e ditur se fëmijët dhe njerëzit në përgjithësi kanë mungesë përqendrimi dhe kujtesë të dobët nëse merren me disa punë në të njëjtën kohë, p.sh. të shikojnë TV, të hulumtojnë në internet apo të mësojnë. Studime të tjera tregojnë se personat, të cilët merren me shumë detyra njëkohësisht humbasin kohën kot.

- Fjetja: Ju mund t’i shihni shpesh macet duke fjetur. Kjo është një provë e mirë e cila na tregon se edhe fëmijët e kanë të nevojshëm pushimin për pak minuta. Në një studim, ku u përfshinë 24.000 persona, u vu re se njerëzit që flenë rregullisht nga pak gjatë ditës rrezikohen 37 % më pak nga sëmundjet e ndryshme në krahasim me ata që nuk flinin ose flinin pak. Pushimet e shkurtra ju japin energji dhe rrisin performancën tuaj.

- Ecja: Ecja është rruga më e sigurt dhe më e lehtë e djegies së kalorive dhe e mbrojtjes së shëndetit të zemrës. Ecjen e pëlqejnë shumë kafshët. Fëmijë nëse bëjmë ecje të vazhdueshme dhe të rregullta, atëherë do të jemi gjithmonë në formë dhe do të forcojmë kockat dhe kujtesën.

- Miqësitë: Miqësitë ndikojnë pozitivisht në shëndetin e fëmijëve. Studiuesit në Australi kanë ndjekur 1.500 fëmijë. Në fund të studimit arritën në rezultatin se personat, të cilët kishin më shumë miq jetonin më të lumtur se ata që kishin më pak.

- Kureshtja: Specialistët mendojnë se fëmijët kureshtarë kanë një qëllim në jetë. Ndërsa, studime të tjera kanë treguar se ekziston një lidhje mes kureshtjes dhe të qenit mirë nga ana psikologjike.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Kidz