Kidz

Ballina / Kidz / Kidz
Macja dhe shqiponja
Publikuar: 30.09.2014 - 08:54

Shqiponjës iu rrit mendja kur vuri re që figura e saj ndodhej në stema, flamuj, monedha e medalje. Të gjitha kafshëve që takonte u thoshte: - Tani jam bërë e njohur. Njerëzit më konsiderojnë një simbol të forcës dhe të bukurisë. Po, nuk kam as një rival...

- Mund të jetë e vërtetë, - vuri në dukje macja, - por unë shkoj shpesh në kuzhinë dhe kam përshtypjen se, në fund të fundit, njerëzit mund të admirojnë ty, por parapëlqejnë pulat. Kjo fabul na mëson se nuk duhet të krenohemi dhe të lëvdohemi shumë sepse kjo gjë është e dëmshme dhe se nuk jemi të vetmit në këtë botë që mund të kryejmë punë të caktuara.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Kidz