Kronika e zezë

Ballina / Kronika e zezë / Kronika e zezë
Edhe një gjilanas vritet në Siri
Publikuar: 30.09.2014 - 09:35

Melos Selami Kosumi i moshës 17 vjeçare është vrarë në Siri. Burimet të Expressit  brenda policisë së Gjilanit e kanë konfirmuar rastin. Melos Kosumi ishte në një shkollë në Turqi derisa pa dijeninë e prindërve kishte shkuar në Siri.

Edhe një gjilanas i vrarë në Siri. Këtë herë bëhet fjalë për një 17 vjeçar nga Uglari i Gjilanit. Melos Selami Kosumi është vrarë në Siri kanë konfirmuar për rajonipress burimet policore.

Mësohet se Melosi ishte në një shkollë në Turqi derisa prej atje kishte shkuar në luftë pa dijeninë e familjes.

Lajmin e ka konfirmuar edhe prindi i viktimës Selami Kosumi. “Po është e vërtetë se djali im është vrarë në Siri para një jave. Djali ka shkuar pa dijeninë time dhe ka qenë në shkollë në Turqi. Ka qenë nxënës i zoti dhe nuk ka pasur asnjë katërshe” tha Selamiu.

Selamiu tha se nga sot ka hapur edhe të pame në Gjilan.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Kronika e zezë
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51