Kronika e zezë

Ballina / Kronika e zezë / Kronika e zezë
Refuzohen ankesat e mbrojtësve për rastin e “xhihadistëve”
Publikuar: 30.09.2014 - 10:10

Gjykata e Apelit, ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve të 35 personave të dyshuar për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, ndaj aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë PPK.KR.nr.406/2014.
Kolegji nga ana tjetër ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të një të pandehuri të këtij rasti (S. Kaçikut), kundër të njëjtit aktvendim, duke vendosur që atij t’i ndërpritet paraburgimi dhe t’i zëvendësohet me arrest shtëpiak, deri me 12.11.2014.

Për të dyshuarit e tjerë do të mbeten në fuqi masat e sigurisë të shqiptuara si në aktvendimin e gjykatës së shkallës së parë PPK.KR.nr.406/2014,të datës 04.09.2014, të datës 09.09.2014 dhe të datës 20.09.201, me kohëzgjatje deri me 12.11.2014, njofton Zyrta për Informim në Gjykatën e Apelit.


Komento
Komente (1)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
"MIKU" bashke me BIKUN, HASHIMIN, TERRNAVEN DHE ERDOGANIN, i krijuan keto organizata, kuptohet ne bashkepunim te ngushte me Saudet dhe cerdhen e dyte te vehabizmit, e cila ndodhet ne Londer dhe e cila i solli idete e terroristve ketu sipas planit te pergaditur nga "miku". Dihet a, kete duhet ta dine populli shqiptar dhe te pakten te mos shkojne me ne kazerma te terroristave - xhami.
RRENA E MADHE ANTISHQIPTARE
rekomanduar (0)
30 Sep 2014
10:41
 
Me shume nga Kronika e zezë