Ditari

Ballina / Ditari / Ballkan & Botë
Trazirat në Hong Kong, Britania e shqetësuar
Publikuar: 30.09.2014 - 10:32

Kryeministri britanik është shprehur "thellësisht i shqetësuar” nga përleshjet në Hong Kong ndërmjet policisë dhe qindra protestuesve pro-demokracisë.

I pyetur nëse ndihej i obliguar të fliste për këto zhvillime, shefi i qeverisë britanike është përgjigjur : "Sigurisht. Unë ndjej një obligim të thellë të kem një qëndrim".

Hong Kongu, ish-koloni britanike, i është kthyer Kinës më 1997.

"Kur kemi arritur marrëveshjen me Kinën, ajo përmbante detaje rreth rëndësisë për t’i dhënë popullit të Hong Kongut një të ardhme demokratike përmes funksionimit të dy sistemeve, për çka jemi marrë vesh me kinezët", ka përkujtuar David Cameron.

"Prandaj, unë jam thellësisht i brengosur rreth asaj që po ndodhë dhe shpresoj se për këtë problem do të gjendet një zgjidhje", ka deklaruar kryeministri. /Zëri/


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ditari