Zip

Ballina / Zip / Jeta
Lotaria amerikane fillon nesër – ja kushtet e aplikimit
Publikuar: 30.09.2014 - 13:09

Ambasada amerikane sqaron se kush mund të përfitojë vizë të shumëllojtë dhe kush jo. Del edhe lista e vendeve që përjashtohen nga aplikimi.
Duke filluar nga 1 tetori, të gjithë ata që janë të interesuar për Lotarinë amerikane mund të fillojnë aplikimet.

Ambasada amerikane, në faqen e saj zyrtare ka publikuar rregullat, si dhe afatet e plotësimit të Lotarisë.

Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2016 do të fillojë të mërkurën, më 1 tetor 2014 në orën 12:00 në mesditë dhe do të mbyllet të hënën, më 3 nëntor 2014, në orën 12:00.

Të gjithë aplikantët duhet të ndjekin rregullat e mëposhtme, përcaktuar nga Ambasada amerikane, për të përfituar vizën.

“Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2016 do të fillojë të mërkurën, më 1 tetor 2014 në orën 12:00 mesditë dhe do të mbyllet të hënën, më 3 nëntor 2014, në orën 12:00”, – sqaron ambasada në njoftimin e saj.

Ndërkohë, jepen edhe udhëzimet dhe kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët. “Aplikantët që janë përzgjedhur nga programi i lotarisë (“të përzgjedhurit”) duhet të plotësojnë kërkesa të thjeshta, por të rrepta të pranueshmërisë, në mënyrë që të kualifikohen për një vizë shumëllojshmërie.

Një kompjuter përzgjedh rastësisht aplikantët për vizën e lotarisë. Vizat e lotarisë shpërndahen ndërmjet gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend i veçantë nuk mund të përfitojë më shumë se 7% të Lotarive (DV-ve) të disponueshme për çdo vit.

Për Lotarinë DV-2016, vendasit e shteteve të mëposhtme nuk janë të ligjshëm për të aplikuar, pasi këto shtete kanë dërguar në total më shumë se 50 000 emigrantë në SHBA në pesë vitet e shkuara: Bangladesh, Brazil, Kanada, Kinë (të lindurit në kontinent), Kolumbi, Republika Domenikane, Ekuador, San Salvador, Haiti, India, Xhamajka, Meksikë, Nigeri, Pakistan, Peru, Filipine, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar (me përjashtim të Irlandës së Veriut) territoret e varura prej saj dhe Vietnam. Personat e lindur në Hong Kong SAR, Makau SAR dhe Taivan janë të ligjshëm”, sqarohet në udhëzimin e ambasadës. E njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë, ku Lotaria amerikane ka aplikantë të shumtë për çdo vit./mapo.al/


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Zip
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51