Ditari

Ballina / Ditari / Ballkan & Botë
Qindra gra e vajza nga perëndimi i bashkohen ISIS-it
Publikuar: 30.09.2014 - 13:32

Qindra gra dhe vajza të reja kanë lënë shtëpitë e tyre në shtetet perëndimore për t’u bashkuar me luftëtarët islamikë në Lindjen e Mesme.

Vajzat të moshave të ndryshme, duke filluar nga 14-vjeçaret, po udhëtojnë në Siri për t’u martuar me xhihadistët, për të mbajtur fëmijët e tyre apo edhe për të kapur armët.

Sipas britanikes “The Guardian”, shumë prej tyre janë rekrutuar nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ato janë kryesisht nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Australia.

Franca ka numrin më të madh të rekruteve femra, me 63 të tilla ose rreth 25% të totalit.

Në shumicën e rasteve, gratë dhe vajzat bashkohen me xhihadistët e ISIS-it për t’u martuar me to me qëllim përhapjen e islamit.

Agjentët e kundër-terrorizmit në Britaninë e Madhe thonë se janë gati 50 vajza dhe gra britanike që janë bashkuar me ISIS-in, dhe rreth një e dhjeta e tyre kanë shkuar në Siri me synimin për të luftuar.

Raste të ngjashme janë regjistruar edhe në vende të tjera të Evropës, si në Gjermani, Austri, Belgjikë e tje.

 


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ditari