Ditari

Ballina / Ditari / Ballkan & Botë
Nëse më urreni mua, mos më sulmoni familjen
Publikuar: 30.09.2014 - 13:51

Rrahja e vëllait të Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq po vazhdon të jetë lajmi kryesor në shtetin fqinj Serbi.
Gjatë një paraqitje para gazetarëve në Beograd, Vuçiq, ka thënë se pjesëtarët e xhandarmerisë kanë filluar ta sulmojnë vëllain e tij derisa ai e mbante letër njoftimin e tij në duar.

“Kemi pamje filmike në të cilat shihet se ata janë legjitimuar, mirëpo për këtë nuk dua të flas shumë. Natyrisht se unë jam objektiv dhe më vjen keq që ka shumë njerëz që kënaqen në fatkeqësinë e dikujt tjetër”, ka thënë Vuçiq.

Vëllai i kryeministrit serb, Andrej Vuçiq është rrahur brutalisht të dielën, ndërsa është publikuar edhe një xhirim tjetër nga kjo rrahje.

Andrej Vuçiq ka thënë se përcjellësit e tij janë legjitimuar, ndërsa ministri i mbrojtjes Bratislav Gashiq ka thënë më parë se fjala është për pjesëtarët e njësisë ‘Kobra’, të cilët e kanë shoqëruar vëllain e kryeministrit.

Kryeministri Vuçiq ka thënë se për shkak urrejtjes ndaj tij nuk duhet t’i sulmojnë familjen.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ditari