Sporti

Ballina / Sporti / Ndërkombëtare
Mourinho frikëson Chelsean
Publikuar: 30.09.2014 - 14:29

Jose Mourinho i ka frikësuar tifozët e Chelseas. Pas një legjende si Frank Lampard, mbështetësit e Blues rrezikojnë të shohin një tjetër ikonë duke u larguar nga Stamford Bridge.

Mourinho, i rikthyer në drejtim të ekipit gjatë verës së shkuar pas largimit nga Real Madrid, është i lumtur te gjiganti londinez, dhe ka theksuar se nuk do ta konsiderojë largimin, vetëm nëse shkarkohet nga kryesia e klubit.

Por, ai ka lënë të hapur mundësinë që të punojë edhe për ndonjë skuadër tjetër nga Premierliga.

“Prioriteti im është gjithmonë Chelsea, dhe kurrë më parë nuk kam menduar për ndonjë skuadër tjetër”, deklaroi Mourinho për tabloidin britanik “Daily Mirror”.

“Por, e njoh mirë futbollin dhe e di se nuk mund të kaloni pesë ose dhjetë vjet pa fituar asgjë. Të ardhmen time do ta vendos Abramovich, vetëm atëherë do t’i shqyrtojë opsionet tjera. Të drejtoj një tjetër skuadër angleze? Nëse duhet të ndodh, sigurisht”, përfundoi ai.

Mourinho e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri duke kryesuar në Premierligë pas gjashtë xhirosh. /Zëri/


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Sporti