Ditari

Ballina / Ditari / Ballkan & Botë
Burg për 68 përkrahës të Vëllezërve Myslimanë
Publikuar: 30.09.2014 - 14:41

Gjashtëdhjetë e tetë përkrahës të Vëllezërve Myslimanë janë dënuar të martën në Kajro me dënime prej 10 dhe 15 vjet burgim, kanë njoftuar burime gjyqësore.

Të gjithë janë shpallur fajtorë për vdekjen e tridhjetë personave gjatë përleshjeve të 6 tetorit 2013 në kryeqytetin egjiptian ndërmjet përkrahësve dhe kundërshtarëve të ish-presidentit islamist, Mohamed Morsi, i rrëzuar nga pushteti nga ushtria në muajin korrik të të njëjtit vit.

Gjashtëdhjetë e tre prej të akuzuarve akuzuar janë dënuar me pesëmbëdhjetë vjet burgim, pesë të tjerë me nga dhjetë vjet. /Zëri/


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ditari