Sporti

Ballina / Sporti / Vendore
Lorik Cana: Desh e vrava serbin
Publikuar: 30.09.2014 - 15:00

Lorik Cana po bëhet gati për njërën prej sfidave më të rëndësishme të jetës së tij. Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj përfaqësueses së Serbisë më 14 tetor në Beograd dhe futbollisti kosovar mezi pret të zbresë në fushë, në stadiumin e Beogradit.

Kjo do të jetë edhe një sfidë në mes tij dhe shokut të skuadrës, Filip Djordjevic. Madje, në shaka, përfaqësuesi shqiptar theksoi se po e mendonte më të keqën për futbollistin serb gjatë javës që shkoi.

“Gjatë javës po mendoja ta vrisja Filipin, para kësaj ndeshjeje. Por, më pas kam menduar se i nevojitet Lazios, kështu që nuk e kam bërë këtë”, deklaroi futbollisti gjakovar pas ndeshjes që Lazio e fitoi 4:0 ndaj Palermos, e ku shfaqi paraqitje të shkëlqyer.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Sporti