Ditari

Ballina / Ditari / Ballkan & Botë
Grevë në “Lufthansa”, mijëra pasagjerë të prekur
Publikuar: 30.09.2014 - 15:09

Pilotët e kompanisë “Lufthansa” kanë kërcënuar se do ta zgjasin grevën që e kanë nisur sot, ndërkohë që veprimi i tyre ka prekur afro 9.000 pasagjerë, kryesisht të fluturimeve të gjata.

Pilotët, të cilët kërkojnë të mos ndryshohet procedura e pensionimit të tyre, i janë përgjigjur thirrjes së sindikatës “Vereinigunf Cockpit” (VC). Greva ka nisur në ora 06:00 GMT dhe është paraparë të përfundojë në ora 21:00.

Greva po mbahet në aeroportin e Frankfurtit, i treti për nga madhësia në Evropë dhe kryesori për flotën “Lufthansa”.

“Lufthansa”, kompania evropiane numër një sa i përket afarizmit, ka anuluar 25 nga 57 fluturimet e gjata të parapara për të martën. Në përgjithësi, nja pesëdhjetë fluturime janë anuluar mes të hënës dhe të mërkurës për t’u siguruar se ekuipazhet dhe fluturaket të mos bllokohen.

Kjo është greva më e gjatë që nga ajo e prillit që ka zgjatur tre ditë dhe e pesta që nga fillimi i vitit në “Lufthansa” apo në filialin e saj me çmime të ulta “Germanwings”. “Nëse ‘Lufthansa’ nuk ndërmerr diçka do të ketë greva të tjera”, ka deklaruar për Reuters një zyrtar i “VC”, Markus Wahl.

Pilotët po përpiqen ta rrisin presionin mbi udhëheqjen e “Lufthansas” për të siguruar vazhdimin e politikës sipas të cilës ata dalin në pension në moshën 55-vjeçare, ndërkohë që marrin deri në 60% të pagës së tyre para marrjes së pensionit.

Kompania gjermane, e cila ka ndërmarrë një plan të gjerë shkurtimesh dhe krijimin e filialeve me çmime të ulta për t’iu kundërvënë më mirë konkurrencës, dëshiron ta ndryshojë këtë regjim për pilotët e rinj, në atë mënyrë që mosha mesatare e daljes në pension të sillet në 60-vjeçar. /Zëri/


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ditari