Sporti

Ballina / Sporti / Ndërkombëtare
Barcelona më e fortë me Suarezin
Publikuar: 30.09.2014 - 15:50

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka lavdëruar përforcimin e ri Luis Suarez duke shprehur bindjen se ylli uruguaian do të forcojë edhe më tepër ekipin.

Suarez është ende duke shërbyer dënimin dhe nuk do të ketë të drejtë të luajë deri më 24 tetor. Por, Messi pret ndihmë të madhe nga ish ylli i Liverpoolit.

“Jemi mjaft të fortë këtë edicion. Kemi një grup të shkëlqyeshëm të futbollistëve dhe pas ardhjes së Luis Suarezit, jemi forcuar edhe më tepër, edhe në sulm”, deklaroi Messi gjatë një interviste për “Adidas Gameday Plus”.

“Por, duhet të presim dhe të shohim nëse arrijmë t’i realizojmë objektivat e rëndësishëm në La Ligë dhe Ligën e Kampionëve. Do të jetë vështirë por besoj se mund të shkojmë larg”, u shpreh ylli argjentinas. /Zëri/


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Sporti
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51