Sporti

Ballina / Sporti / Vendore
Besa me sponsorë
Publikuar: 30.09.2014 - 16:30

Klubi i futbollit Besa po kalon ditë mjaft të mira, në aspektin financiar. Pas riorganizimit të kryesisë, gjatë verës, “Bardhekuqtë” sollën përforcime dhe e nisën sezonin me ambicie.

Por, sikur kjo të mos mjaftonte. Në fakt, së fundmi, këtij klubi i janë shtuar edhe dy sponsorë të fuqishëm. Bëhet fjalë për Korporatën “Dukagjini”, me pronar Ekrem Llukën, dhe “Devolli Corporation”, njofton klubi pejan.

“Dukagjini” do ta përkrah klubin në dy aspekte, së pari për garat kampionate dhe së dyti për zhvillimin e shkollës së futbollit dhe nxjerrjen e talentëve të rinj.

Ndërkaq, “Devolli Corporation” do ta mbështesë Besën në garat kampionate për këtë sezon.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Sporti