Sporti

Ballina / Sporti / Vendore
Valixhet gati në janar
Publikuar: 30.09.2014 - 22:00

Xherdan Shaqiri nuk po sheh dritë në Bayern Munich. Mesfushori kosovar e ka nisur sezonin e dytë në bankinë, nën drejtimin e Pep Guardiolas, i cili nuk ia dha rastin sa duhet as edicionin e kaluar.

Sipas mediave gjermane, përfaqësuesi zviceran po mendon seriozisht të largohet nga “Allianz Arena” gjatë janarit, pasi nuk ndihet lojtar i rëndësishëm për gjigantin bavarez.

22 vjeçari po mendonte të largohej nga Bundesliga edhe gjatë verës, por drejtuesit e klubit e bindën të qëndrojë, duke e konsideruar si lojtar të rëndësishëm për të ardhmen.

Mirëpo, ish futbollisti i Baselit dëshiron të luajë në një ekip ku ndihet qysh tash i rëndësishëm. Mbetet të shihet se cila mund të jetë e ardhmja e Shaqirit, i cili ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2016.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Sporti
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51