Sporti

Ballina / Sporti / Vendore
Hendboll, në mesjavë
Publikuar: 01.10.2014 - 07:30

Java e tretë e Superligës së Kosovës në hendboll, në konkurrencën e meshkujve, do të zhvillohet në këtë mesjavë.

Kjo xhiro do të nisë të mërkurën me dy takime. Vëllaznimi do të ndeshet me Prishtinën, kurse Zhegra do t’i matë forcat me Kastriotin e Ferizajt.

Të dyja këto ndeshje fillojnë në ora 19:00, ndërsa një ditë më vonë do të zhvillohen edhe dy duele tjera.

Pra, të enjten prej orës 17:00 do të zhvillohet ndeshja interesante ndërmjet Besa Famiglias dhe Samadrexhës, ndërsa prej orës 20:00, Kosova e Vushtrrisë do të luajë kundër Drenicës.

Duhet theksuar se në këtë mesjavë, përkatësisht të mërkurën, do të zhvillohet edhe ndeshja e mbetur e Superligës së femrave ndërmjet Trepçës e Kosovës. Ky takim do të zhvillohet në palestrën e sporteve në Vushtrri prej orës 17:30.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Sporti
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51