Ekonomia

Ballina / Ekonomia / Ekonomia
242 milionë euro importe, e 33 eksporte
Publikuar: 30.09.2014 - 16:24

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar ”Statistikat e Tregtisë së Jashtme”për muajin gusht 2014. Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për muajin gusht 2014 prej 208,5 milion euro krahasuar me deficitin prej 204,7 milion euro me periudhën e njëjtët te vitit 2013.

Eksporti mbulon importin 13.7%. Eksporti i mallrave në muajin gusht 2014 kishte vlerën 33,0 milion euro, ndërsa importi 241,6 milion euro, është një rritje prej (42.3%) për eksport si dhe (6.0%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (59.2%) të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (10.6%) produktet minerale, (7.2%) produkte bimore, (5.6%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (4.8%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (3.7%) tekstil dhe artikuj tekstili, (2.6%) lëkurë dhe artikuj prej tyre etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: (22.0%) të importit e përbëjnë produktet minerale, (15.0%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (10.2%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (8.7%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (6.2%) produkte të industrisë kimike, (5.4%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (4.7%) mjetet e transportit etj. Partneret kryesor tregtar, sa i përket eksportit dhe importit në Kosovë, në muajin gusht të vitit 2014 janë vendet e BE-së të cilat marrin pjesë me 18.1% për eksport dhe 45.2% për import, ndërsa vendet e CEFTA-së marrin pjesë me 33.2% për eksport dhe 29.9% për import,.

Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Kinë (29.0%), Indi (12.4%), Shqipëri (11.4%), Maqedonia (10.6%), Itali (6.0%), Serbia (5.1%), Mali i Zi (4.7%) etj. Ndërsa sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (15.7%).Gjermania (10.4%), Greqia (8.7%),Turqia (7.6), Kina (7.5%), Italia (7.4%) etj.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ekonomia
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51