Sporti

Ballina / Sporti / Vendore
Cana, i lumtur në Lazio
Publikuar: 01.10.2014 - 09:00

Lorik Cana ndihet i lumtur tek Lazio. Futbollisti kosovar siguron se mundohet ta japë maksimumin gjithmonë për fanellën “Biancocelesti”, njëjtë sië bëri edhe të dielën mbrëma, në fitoren e thell, 4:0 ndaj Palermos, ku ishte i pakalueshëm.
“Sot luajtëm mirë dhe e menaxhuam mirë rezultatin. Unë gjithmonë kam qenë i gatshëm, kurdo që ka pasur nevojë trajneri. Kam luajtur në nivel të denjë për këtë klub, duke e dhënë më të mirën", deklaroi Cana pas ndeshjes.

"Ne jemi të nderuar dhe krenarë që e veshim këtë fanellë, në një klub që ka objektiva seriozë. Unë jam munduar që ta kombinoj kualitetin dhe eksperiencën që e kam, për ta dhënë më të mirën dhe për ta ndihmuar këtë ekip”, përfundoi Cana, i cili e lavdëroi edhe shokun e repartit, Stefan De Vrij, me të cilin ishin të pakalueshëm të dielën mbrëma.

Pas pesë xhirosh të zhvilluara në Serie A, Lazio është e nënta me 6 pikë të grumbulluara.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Sporti
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51