Kronika e zezë

Ballina / Kronika e zezë / Kronika e zezë
Përjashtohet kolegji gjyqësore në rastin “Kleçka”
Publikuar: 30.09.2014 - 16:35

Kryetari i Gjykatës së Apelit Salih Mekaj, me anë të një aktvendimi ka pranuar kërkesën për përjashtimin e kolegjit gjyqësor në rastit “Kleçka “, paraqitur nga ana e disa avokatëve të këtij rasti, në seancën e shqyrtimit të 17 dhe 18 shtatorit 2014, njofton Zyra për Informim e kësaj gjykate.

Për vendosjen e kësaj çështje penale do të caktohet një kolegj tjetër në bazë të planit vjetor të punëve të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për vitin 2014.

"Kërkesa për përjashtimin e trupit gjykues në rastin “Kleçka” ka qen e bazuar,e drejt dhe e në përputhje me ligjin,andaj ajo është pranuar nga kryetari i Gjykatës se Apelit. Tani do të caktohet një kolegj tjetër për të vendosur lidhur me ankesën e prokurorit kundër aktgjykimit lirues për Fatmir Limajn dhe 9 bashkëluftëtarve të tij në rastin “Kleçka” ka thënë avokati i Fatmir Limajt Tomë Gashi./Zeri./


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Kronika e zezë
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51