Kultura

Ballina / Kultura / Kultura
Kosova dhe Mauritania debutojnë për Oscar
Publikuar: 30.09.2014 - 16:35

Shumica e filmave të përzgjedhur tashmë janë të njohur në botën filmike, përfshirë këtu “Mommy” nga Xavier Dolan që përfaqëson Kanadanë, “Ida” nga Polonia, “Winter Sleep” nga Turqia (që fitoi Palmën e Artë të Kanës), si dhe “Saint Laurent” nga Franca.
Nga të gjitha shtetet që kanë aplikuar, dy aplikojnë për herë të parë – Kosova dhe Mauritania. Ndërkaq, numri i aplikantëve vitin e kaluar ishte më i madh, gjithsej 76, ndërsa fitues i çmimit ishte “The Great Beauty” nga Italia.
Komiteti i Akademisë në ShBA do të përzgjedhë nëntë finalistë më 15 janar, prej të cilëve vetëm pesë do të jenë konkurrentë kryesorë. Ceremonia e ndarjes së çmimeve, ndërkaq, mbahet më 22 shkurt.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Kultura