Ekonomia

Ballina / Ekonomia / Ekonomia
Reagojnë fermerët, s’ka nevojë për panik
Publikuar: 30.09.2014 - 16:44

Duke pas parasysh situatën e krijuar ditëve te fundit për sektorin e blegtorisë me theks te veçante rreth shfaqjes se sëmundjes “gjuha blu”, Shoqata e kultivuesve te deleve është e shqetësuar për panikun e krijuar në vend.

Përmes një komunikate për media kryetari i kësaj Shoqate Emin Kolloni thotë se bordi i shoqatës se kultivuesve gjate mbledhjes se datës 28.09.2014 ne bashkëpunim me përfaqësuesit regjional te shoqatës kanë bere vizita dhe konsulta me shume fermer veçanërisht neper zona qe mendohet se është e përhapur kjo sëmundje.

Sipas tij, gjate këtyre vizitave kanë konstatuar se ne disa regjione ekziston kjo sëmundje mirëpo fatbardhësisht fale angazhimit te AVUK-ut gjendja është e menagjueshme dhe nuk ka nevojë për shqetësim (panik).

“Ne takimin e datës 28.09.2014 me përfaqësuesit e AVUK-ut te, cilët disponojnë me shifra dhe shënime te sakta për numrin dhe gjendjen e kafshëve ne terren, konstatojmë se gjendja është nen kontroll, kopetë e dyshimta janë te identifikuara mbi 80%e territorit dhe te kopeve janë te pa prekura nga kjo sëmundje andaj bëjmë thirrje për te gjithë besimtaret e fesë islame te interesuar për therje te kurbanit se këtë mund ta bëjnë lirshëm duke u bindur vete me pamjen e kurbanit ,duke konstatuar shendetin e ti. Çdo blerës eventual duhet te kërkoj nga shitësi dokumentacionin e veterinarit përgjegjës komunal, për gjendjen e kopesë posaçërisht te kurbaneve”thuhet në reagim.

Më tej thuhet se ne të gjitha qytetet ne te cilat nuk është i ndaluar tregu nga ana e inspektoreve te AVUK-ut nuk ekziston kurrfarë rreziku rreth shëndetit te kafshëve dhe te njerëzve.

“Shenjat e sëmundje janë te dukshme, sëmundja nuk është ngjitëse, gjendja është e kontrollueshme ,rrezik nuk ekziston, andaj bëjmë thirrje qe te mos ekzistoj asnjë dyshim pasi qe fermerët me kope te infektuara janë te informuar nga ana e inspektoratit te AVUK-ut qe te mos dalin ne treg”thuhet në komunikatë


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ekonomia
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51