Ditari

Ballina / Ditari / Shoqëri
Komuna Drenasit 9.930 euro për drunjë dekorues
Publikuar: 30.09.2014 - 16:53

Zyra e Prokurimit e Komunës së Drenasit, e ka përzgjedhur kompaninë “Fidanishtja Bytyqi”, si fituese e tenderit për drunjë dekorues, e ku vlera e kontratës është hiç më pakë se 9930 euro.

Në njoftimin për dhënie të kontratës në ueb faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, thuhet se në tenderin në fjalë kanë konkurruar 3 kompani, ku oferta më e lirë ka qenë kjo e kompanisë që është shpallur fituese.

Ndërkaq oferta më çmim më të lartë ka qenë 11,466.00 euro. Nëse nuk ka ndonjë ankesë nga operatoret tjerë që kanë qenë në garë, atëherë kontrata mes kompanisë fituese dhe komunës pritet të nënshkruhet më 7 tetor të këtij viti / Zëri


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ditari