Ditari

Ballina / Ditari / Shoqëri
U realizua Ecja “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”
Qendresa Fejza Publikuar: 30.09.2014 - 17:20

Sot u realizua Ecja “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, nën kujdesin e Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe Komitetit ndërministratorë të programit “Shkollat Promovuese të Shëndetit”.

Qëllimi i kësaj Ecje ishte sensibilizimi i fëmijëve-nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral (shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës). Kjo Ecje ishte pjesë e manifestimit qëndrorë të vazhdimit të vitit të tretë të realizimit të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur" në Institucionet parashkollore dhe fillore të Komunës së Prishtinës dhe në të gjitha qytetet e tjera të Kosovës për vitin shkollor 2014/2015.

Prezent në këtë Ecje ishte Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ku nëpërmjet një fjale rasti iu drejtua rreth 1000 fëmijëve – nxënsëve sa dhe ishin të pranishëm nga institucionet parashkollore dhe fillore, edukatore, mësimdhënës, drejtorë si dhe familjarët – prindërit e tyre.

Gjithashtu, pjesë e kësaj Ecjes ishin edhe shumë përfaqësues të Institucioneve qeveritare, të nivelit lokal e qëndrorë, si dhe figura të tjera publike, në mes të tyre edhe këngëtarja këngëtarja Rona Nishliu, e cila përmes një fjale rasti, fëmijëve-nxënësve të pranishëm, ju drejtua me një mesazh promovues-sensibilizues mbi rëndësinë e shëndetit oral.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ditari