Sporti

Ballina / Sporti / Ndërkombëtare
667 lëndime për 10 vjet
Publikuar: 30.09.2014 - 17:30

Një prej problemeve kryesore të Arsenalit në dekadën e fundit kanë qenë lëndimet e shpeshta të futbollistëve, përfshirë ata me rolin më të rëndësishëm në ekip.

Menaxheri Arsene Wenger shpeshherë ka telashe në përzgjedhjen e formacionit bazë, për shkak të numrit të madh të futbollistëve që nuk janë në dispozicion, për shkak të dëmtimeve.

Edhe deri më tani gjatë këtij edicioni, Wenger ka mbetur pa një numër të konsiderueshëm të titullarëve përfshirë: Giroud, Debuchy, Walcott, Wilshere, Ramsey e Monreal.

A është ky faj i Wengerit dhe metodave të tij të punës në stërvitje, apo thjesht një pakujdesi për gjendjen fizike të futbollistëve nga stafi mjekësor i klubit? Kjo nuk dihet.

Por, statistikat thonë se në dhjetë vjetët e fundit gjiganti anglez ka pësuar 667 raste të futbollistëve të lënduar, me probleme të ndryshme nga dëmtimet, sëmundjet, gripat, ftohjet, viruset e shumë e shumë të tjera. Numri më i madh i dëmtimeve, 157, kanë ndodhur në nyjën e këmbës. /Zëri/


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Sporti
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51